Kategoritë

KUVEND Filloi rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë

Në seancën e sotme të 77  në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në rend të ditës është propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Aksel Ahmedovskit nga funksioni ministër pa portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë dhe në vendin e tij do ta zgjedhë Muzafer Bajramin.

Kuvendi, gjithashtu në propozim të Qeverisë, duhet ta shkarkojë Adnan Qahilin nga funksioni ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja në Qeverinë e RM-së, ndërsa në vendin e tij do ta caktojë Elvin Hasanin.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, Projektligji për kundërvajtje, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Projektligji për kontestet administrative, Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve, të gjitha në lexim të parë.