Ylber Pilku, shqiptar nga Maqedonia që jeton në SHBA është dekoruar me titullin Ambasador i Paqes. Këtë titull ai e ka pranuar si rezultat i të kontributit të dhënë në avancimin e vlerave morale universale dhe marrëdhënieve ndërfetare.
“Unë për 30 vite jetoj në SHBA, jam larguar i ri nga vendlindja ime, por Dibra ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e imja, shpirtërisht jam i lidhur por edhe fizikisht disa herë në vit e vizitoj, ndërkohe, edhe në SHBA, jam pranë me dibranët”, ka deklaruar Pilku Lajm pas pranimit të këtij titulli.