Pas pothuajse një viti, çadrat e vendosura para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u larguan. Sot në mëngjes një ekip i ndërmarrjes komunale të qytetit i pastronte mbeturinat që i lanë pas vetes protestuesit nga “Maqedonia bllokon”.
Gjatë javës së kaluar në kampin kishte edhe më pak njerëz, ndërsa mbrëmë mbetën vetëm çadrat. Në periudha të caktuara rrugët bllokoheshin nga vetëm dhjetë mbështetës, ndërsa pas protestës së fundit të “Maqedonia bllokon” ishin vendosur çadra të vogla në rrugë.
Çadrat dhe mbishkrimet me të cilat kërkohej dorëheqje nga Qeveria dhe ruajtja e emrit kushtetues, më nuk janë aty, ndërsa nuk ka as informata nga partia e Janko Baçev, e cila qëndron pas organizimit të kampit.
M.I.
Fotografia: Jana Mickovska Poposka