Risi e shërbimeve tatimore të Maqedonisë është se prej vitit 2019, qytetarët do ta paraqesin në formë elektronike, gjegjësisht nga Drejtoria e të hyrave publike qytetarëve do t’ju dërgohet në e-mail adresë përllogaritje të tatimit për vitin fiskal.
Qytetarët duhet në formë elektronike ta vërtetojnë, në vend të presin radha para sporteleve.
Por këtu diçka nuk funksionon, sepse vetë sistemi quhet elektronik, por, në të vërtetë puna është gjysmë gjysmë, qytetarët fillimisht duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe më pas obligohen të shkojnë në sportel të DHP ku u vuloset letra e printuar dhe në atë mënyrë regjistrohen në mënyrë elektronike. Kjo mënyrë e paraqitjes “elektronike” i irriton qytetare(ë)t, sepse përsëri duhet të presin radha para sporteleve, dhe jo siç premtoi pushteti I ri se qytetarët më tepër nuk do të qëndrojnë para sporteleve.
Arian Mehmeti