Avokati, i cili e përfaqësonte Nikolla Gruevskin për lëndën “TNT”, Elenko Millanov, i cili e ka përfaqësuar ish dje ka dorëzuar kërkesë për dorëheqje nga përfaqësimi para Gjykatës.
Gjykatësi Ognen Stavrev kumtoi se Gruevskin do ta mbrojë Mehmed Seferi, avokat, të cilin Gjykata ia ka ndarë sipas detyrës zyrtare. Gruevskit në këtë lëndë, ashtu edhe si në të tjerat të PSP-së, i gjykohet në mungesë.
Në seancën e sotme duhet që të dëshmojnë katër dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe djali i biznesmenit të kompleksit “Kosmos”, Sefer Canoski. Lënda është në fazën e procedurës së dëshmive dhe gjykata i dëgjon dëshmitarët e fundit të PSP-së.
Sipas akuzës së PSP, të aukuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike dhe për këtë e kanë prishur kompleksin “Kosmos”.