Kur pritej që gjërat të shkonin para me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, çdo gjë ka ngecur në Greqi. Kisha si edhe qarqe nacionaliste nuk po lejojnë Parlamentin e Greqisë që të votojë marrëveshjen, në mënyrë që të dy vendet të ecin më tej në raportet mes tyre.
Kështu, 12 mitropolit në Greqi kanë dalë në një letër të përbashkët duke denoncuar këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojnë si në dëm të Greqisë duke shprehur pasigurinë se pala maqedonase do t’i qendrojë parimeve të saj.
“Nuk kemi asgjë me vendin fqinj dhe aspiratat e tyre për në BE dhe NATO, por kjo nuk mund të ndodhë në dëm të interesave të Greqisë”, shprehen ndër të tjera 12 mitropolitët e zonës së Maqedonisë në Greqi.
Mitropolitët kanë pakënaqësi edhe për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë duke theksuar se ajo nuk mund të sigurojë lirinë e besimit për ortodoksët e tjera jo maqedonas në Maqedoni.