Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e sotme duhet që të parashtrohen argumente shtesë të mbrojtjes së Mitko Çavkovit, Dushko Llazarovit dhe Krsto Mukoskit.
Prova të tjera parashtruan mbrojtja e të pandehurve Krsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksandar Vasilevski Nixha, por gjyqtarja Dobrilla Kacarska në seancën e fundit tha se ajo ka marrë një njoftim nga DSK-ja se dëshmia e Pepiqit nuk u deklasifikua dhe provat e propozuara nga Ninxha nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme dhe gjykata nuk mund t’i pranojë ato.
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar edhe seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” Total” dhe “Arka”.
Lënda “Titanik” , në aspektin e parregullsive zgjedhore, ndodhet procedurë dëshmuese. Në seancën paraprake janë nxjerrë dëshmi materiale. Prokurorja Lile Stefanovska theksoi se ka rreth 5.900 materiale dëshmuese
Gjykatësi Osman Shabani në seancës e kaluar konstatoi se nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, është njoftuar se e anulojnë autorizimin për përfaqësimin e tij në procedurë.
Në lëndën “Titanik”, krahas Nikolla gruevskit janë të akuzuar Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.