Lëvizja Antibixhoz ka paralajmëruar protestë në sheshin “Iliria”, sot, në Tetovë dhe i fton të gjithë qytetarët të dalin në numër sa më të madh në protestë, që ta mbështesin idenë kazinot të largohen 3 km larg vendbanimeve.
“Ftojmë të gjithë masovikisht edhe atë, duke filluar nga liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare, sektori civil, individë, popullin, të na bashkangjiten kundër këtij kanceri, kërkojmë nga bizneset mundësisht të mbyllin lokalet e ti themi STOP kazinove dhe bastoreve, me qëllim që të çojmë porosi kështu dhe duke mbrojtur fëmijët dhe shoqërinë tonë nga e keqja që na kanoset të gjithëve”, deklaroi Xhemal Abiu, nga lëvizja Antibixhoz.