Në një deklaratë për media, profesori i Fakultetit Juridik Gordan Kallajxhiev thotë se “Ligji për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, përmban zgjidhje të çuditshme që do të kenë pasoja juridike dhe konfirmon se politika edhe më tej ndërhyn në gjyqësi”.
“Preferoja një zgjidhje më të pastër për amnisti të plotë për ngjarjen. Modeli në të cilin është qasur është me siguri origjinal. Nuk kam takuar amnisti të këtillë në të cilën veçanërisht është kontestuese kjo që përfshihen edhe gjykatat dhe prokuroria. Do të thotë në bazë të ligjit që e ka miratuar Kuvendi, sipas mendimit të prokurorit, me vendim të Gjykatës, me kërkesë të të akuzuarve është një zgjidhje e çuditshme e cila sipas vlerësimit tim do të tërheqë në një mënyrë gjurmë, pasoja juridike. Ashtu që mendoj se mundej të zgjidhet zgjidhje më e thjeshtë. Qartë se përparësinë e kanë disa arsye politike që më shumë apo më pak i janë të njohura opinionit”, thotë Kallajxhiev duke e komentuar Ligjin për amnisti në deklaratë për mediat pas promovimit të Komentit të Ligjit për procedurë penale.
Sipas tij, me ligjin konfirmohet praktika e përzierjes së politikës në gjyqësi, që është thotë e papranueshme për një shtet juridik.
Andrej Zhernovski, këshilltar juridik në Shoqatën për të drejtë penale konsideron se Ligji i miratuar për amnisti ka palogjikshmëri juridike, gjegjësisht i gjithë ligji është juridikisht i palogjikshëm, përmban dispozita konfuze për rolin e Gjykatës dhe të Prokurorisë.
Kuvendi para dy ditë me procedurë të shkurtër me 95 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur e miratoi Ligjin për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Konform ligjit, amnistia nuk do t’i përfshijë organizatorët, personat të cilët kanë kryer dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë të cilët i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.