Grupi kuvendar ndërpartiak për pajtim, integrim dhe reforma sot do të mbajë mbledhjen e tret ku pritet të shqyrtohet Propozim-ligji për amnisti që e përgatiti nëngrupi për pajtim.
Zeqir Ramçilloviq, nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që e kryeson nëngrupin për pajtim, pas mbledhjes së dytë deklaroi se është arritur konsensus për ligjin edhe me të nuk do të përfshihen organizatorët dhe personat që kanë kryer dhunë fizike gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
“Lamë mundësi për të gjithë që duan ta vazhdojnë procesin. Secili person të dorëzojë kërkesë për amnisti për procedurë të mëtutjeshme. Në këtë mënyrë mund procesi të vazhdojë, të ketë përfundim juridik, por një pjesë e këtyre personave mund të marrin amnisti. Ky është hapi parë drejt marrëdhënieve të relaksuara”, tha Ramçilloviq.
Ai sqaroi se në tekst është e definuar qartë se cilët persona do të përshihen në procesin pas mbarimit të procedurës dëshmuese.
Ligji për amnisti është kusht i deputetëve të pavarur nga OBRM-ODUKM që votuan ndryshimet kushtetuese.