“Decentralizimi është proces që ofron mundësi për përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, por qëllimi përfundimtar i tij është ofrimi i shërbimeve më të mira. Tani është koha të rishikohet ky proces, të bashkohen forcat dhe të vendoset për hapat e mëtejmë,” tha Koja.
“Ne jemi të përkushtuar për thellimin e decentralizimit, sepse besojmë se jemi të gatshëm për sfida të reja. Para së gjithash kemi nevojë për financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Shkurtimisht thënë: kemi nevojë për decentralizim që do të ofrojë komuna financiarisht të qëndrueshme,” tha Petre Shilegov, kryetar i BNJVL-së dhe kryetari i qytetit të Shkupit.