Në draft amendamentet të cilat i dëgroi dje Qeveria e Maqedonisë në Kuvend ndryshime kanë pësuar draft-amendamenti XXXIV dhe XXXVI. Kërkesa për t’u larguar 20 përqindshi nuk është në tekstin final, por sipas asaj që deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski mund të përfshihet në periudhën e diskutimeve në Kuvendin e Maqedonisë.
Ajo çfarë ndryshohet është teksti final i amendamenti XXXIV-të. Në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, fshihet fjala ‘që jetojnë në kufijtë e saj’, kjo është e re. Vendimet e KAÇKM-së në Preambulë zëvendësohen me fjalët ‘vendimet juridike që janë sjellë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së për popullin maqedonas, për mbajtjen e seancës së KAÇKM-së.
Teksti i i amendamentit të XXXVI thotë: “Republika i mbron, garanton dhe kujdes, veçoritë, trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas. Republika i mbron dhe kujdeset për të drejtat e shtetasve të saj që jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë” dhe “Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe të komuniteteve tjera dhe kujdeset dhe i avancon lidhjet me atdheun”.
I pyetur se pse në tekstin final të draft amendamenteve që janë dorëzuar në Kuvend nuk është edhe kërkesa e opozitës shqiptare që të largohet 20 përqindshi nga Kushtetuta e Maqedonisë, zëdhënësi Boshnjakovski nuk përjashtoi mundësinë që ajo të bëhet pjesë në periudhën që vijon, në debatin në Kuvendin e Maqedonisë.
“Në ndryshimet janë përfshirë edhe një pjesë e sugjerimeve që janë dhënë nga opozita shqiptare. Këto janë ndryshimet, dhe që janë dorëzuar në Kuvend. Kështu që procesi vazhdon më tej, në formën që është paraparë sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Boshnjakovski.
Bëhet fjalë vetëm për pjesën e amendamentit XXXVI , ku është shtuar edhe fjala ” dhe të komuniteteve tjera”.
Para debatit publik, amendamentet ishin siç vijojnë më poshtë:
Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.
Amendamentin XXXIV – parasheh: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.
Amendamentin XXXV – parasheh : 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.
Amendamentin XXXVI – parasheh: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Amendamentet do të votohen më 15 janar. Për miratimin e tyre nevojiten 80 vota“për”, për të cilat ende nuk dihet se a janë siguruar.