Koha e re është e stëmbushur me shembuj me ikje të politikanëve të mega-korruptuar të cilët janë larguar nga vendet e tyre me grabitje maramendëse, por që shumica prej tyre kanë përfunduar keq. Krahasuar me ta, Gruevski është një peshk i vockël ndër to.
Presidenti i Republikës së Kongos (më vonë Zairit), Mobutu Sese Seko sundoi plot tridhjetë vjet në mënyrë mizore (sundoi nga viti 1965 deri në 1997). Krimin e maskonte me “patriotizëm” të madh. Të gjithë njerëzit që mendonin ndyshe nga ai i kishte shpallur armiq dhe tradhtarë të brendshëm dhe të jashtëm, kurse një pjesë të tyre të madhe madje e kishte likuiduar. Ai vodhi më shumë se 15 miliardë dollarë, teksa fëmijët në këtë shtet po vdisnin në mënyrë masive nga sëmundjet dhe uria. Në Francë, kishte blerë vilën më të shtrenjtë me vlerë prej 260 milionë dollarë. Por, pas një kryengritjeje të gjatë të përgjakshme, ai iku në Maroko ku për një kohë të shkurtër vdiq. Supozohet se e kishin helmuar agjentët e qeverisë së re Zaire.
Diktatori filipinas Ferdinand Markos (sundoi mes viteve 1965-1986), si një “patriot” kishte shfrytëzuar llogari të majme bankare në vendet e off-shore. Paratë i kishte mbledhur kryesisht nga marrja me forcë e kompanive të huaja dhe me reketime. Kur në skenë u shfaq Benino Akinjo si një politikan i ri opozitar i cili shpejt fitoi famë, Markos urdhëroi që ta vrasin në mënyrë brutale. Lakmia e familjes së tij arriti deri atje, saqë gruaja e tij kishte urdhëruar që të vrasin dhjetëra mijëra zogj, që nga çdo zog i vrarë të merr nga një pendë në mënyrë që të bëjë një fustan unik. E njëjta gjithashtu kishte urdhëruar këpucë të veçanta të qëndisura me diamante që kushtonin mbi tridhjetë milionë dollarë. Kurse në vend, rreth një milion fëmijë ishin braktisur dhe jetonin të uritur nëpër kasolle pyjesh. Ra nga pushteti me ndihmën e demonstratave masive të dhunshme, duke u larguar në Havai, ku vdes shumë shpejtë në rrethanat akoma të pashpjegueshme. Supozohet se edhe atë e kishin helmuar.
Diktatori peruan Alberto Fuxhimori (sundoi mes viteve 1990-2000),erdhi në pushtet si një politikan i progresiv, i cili në fillim pati shumë sukses të mirë sidomos në ekonomi. Ai madje bëri paqe edhe me lëvizjen e fortë rebele pro-maoiste. Pas tre vjetësh, ai kreu një grusht shtet të brendshëm dhe gjithë pushtetin e përqëndroi në duart e veta. Organizoi rrëmbime dhe vrasje të oponentëve politikë dhe atyre që ishin të padëgjueshëm. Pas rënies, ai iku në Japoni, dhe prej atje në Kili. Por, autoritetet kiliane e ekstraduan atë në Peru, ku u dënua me 25 vjet burg për mega-krim.
Nigeria, vend i pasur me naftë, por me varfëri të skajshme për shkak të masës së vazhdueshme të korrupsionit. Vendi ishte dëmtuar nga trazirat dhe terroret e përhershme, kryesisht nga sulmet e Boka Haram. Shumë qarqe kishin menduar se vendit i duhej një udhëheqës me duar të forta. E ai kishte pas qenë gjeneral Sani Abaça. Ai tre vitet e para tregoi rezultate të mira në të gjitha fushat, por pastaj korrupsioni i tejkaloi të gjitha rekordet. Askush nuk e di saktësisht sa para kishte vjedhur “patrioti” Abaça. Si shembull mund të na shërbejë ajo që pas likuidimit të tij në vilën e tij “Abuça”, autoritetet gjyqësore amerikane e kishin njoftuar Nigerinë se në një llogari të Abaças në SHBA janë gjetur madje 458 milion dollarë, ndoshta të lëna në harresë.
Udhëheqësi më i korruptuar i shekullit të XX-të mendohet të jetë ish presidenti indonezian, Mohamed Suharto. Ai sundoi nga viti 1967 deri në vitin 1998 dhe vodhi mbi 30 miliardë dollarë. Një pasuri të tillë e kishte fituar nga kontrollimi i një numri të madh të kompanive dhe fondacioneve. Por, në vitin 1998, për shkak të protestave të dhunshme, ai dha dorëheqje. Disa nga paratë u gjetën dhe iu morën. Edhe pas 10 vitesh, rreth 30 milion dollarë u gjetën në llogarinë e një fondacionit të tij, njësoj ndoshta të lëna në harresë.
Në mënyrë fatkeqe përfunduan edhe shumë diktatorë tjerë mafiozë, të cilët karrierën e tyre e filluan si patriotë dhe idealistë, kurse e përfunduan si kriminelë të mëdhenj. Të tillë janë – kanibali Zhan Bokaso, i pangopuri Sadam Husein, mendje sëmuri Idi Amin, mafiozi Zhan Klod dhe shumë të tjerë. Të gjithë ato përfunduan në mënyrë misterioze, madje edhe tragjike.
Sigurisht se u duken të njohura fjalët – patriot, tradhtar, gjëra të shtrenjta, lukse, reketime, marrje të kompanive, vrasje të gazetarëve … etj? Gruevski jonë për shkaqe patriotike do ta vuante burgun për gjithë jetën për Maqedoninë. Por, u pa që kishte qenë një patriot tejet i madh, por i parave të mëdha. Zemrën e paska në Maqedoni, sepse për miliardat punohet! Arratisja e tij aq sa është e dëmshme për parimet ligjore, po aq është pozitive si për një shkollë tonën të shtrenjtë, se hajduti s’bëhet patriot . Po të mbetej këtu, me siguri se do bënin martir prej tij. Kështu afatgjatë ai varrosi patriotizmin e rrejshëm të VMRO-së. I erdhi fundi organizimit kriminal të maskuar në interesa të larta kombëtare. Nuk do ketë më histori të mëdha e të rreme, a as ideologji kaq të dëmshme. Nuk ka më kërcënime për destabilizim. Opinioni do të qetësohet, gjë që do ta bëjë më të lehtë të kalojnë ndryshimet kushtetuese dhe reformat gjithëpërfshirëse që na nevojiten aq shumë për veten tonë. Nuk ka më kolektivizim mbi ideologji dhe projekte idiote me qëllim mobilizimi, maskimi, apo defokusimi. Të përkujtojmë Kumanovën, a ndoshta edhe “Mostrën”. VMRO-ja do të duhet të pastrohet ose të zhduket, kurse e para do të ishte shumë vështirë nëse kjo parti do vazhdonte të jetojë me shpirtin e Gruevskit. Gjithkush tani e di se te udhëheqësi i nderit nuk kishte pasur as edhe një mikron nderi. Dhe tani vmrov-cët në shenjë proteste më nuk do të protestojnë. Ata do të duhet të heqin dorë nga logjika e tij se e keqja jonë është më e mirë se e mira e tyre. Bëni një shtet ku askush nuk ishte i sigurt përveç grabitësve. Nga shteti bërë një kafene nga e cila u shkelmuan vetëm ato të mençurit. Dhe kush e di se për të satën herë sërish u vërtetua se nëse njerëzit ikin nga shteti, shumë shpejtë do duhet të ikin edhe liderët e tij. Ajo është një mësim për shumë segmente edhe për qeverinë e tanishme, e cila sikur e ka të vështirë të çlirohen nga ndjenja e komoditetit.
Gruevski ka hyrë në “gërshërët” e lojtarëve tejet të mëdhenj, kështu që nuk përjashtohet edhe mundësia që ta paguajë një çmim tejet të madh. Nëse miku i tij Orban i thotë se më kushton shumë shtrenjtë të të mbajë në azil, atëherë çfarëdo që Gruevski do të bënte, kjo do të ishte një ankth i madh. Në Rusi ekzistojnë grupe të organizuara mafioze, të cilët janë të specializuar për t’ua marrë paratë refugjatëve politik të pasur. Turqia, e cila tani po mendohet se kah t’ía “mban, nuk garanton siguri afatgjate. Kudo që të shkojë, do t’i jetë më keq se sa në Shutkë.
Tani do të kemi nevojë për një pastrim, madje edhe në AMSHA, së cilës sikur i ndryshon ngjyra e fytyrës, pos tjerash sepse në Encikopledinë e famshme Gruevskin e quajti një “burrë shteti”.
Kushtet për përdorim, të drejta autoriale dhe mbrojtje të privatësisë
Marrja e përmbajtjeve nën kushte të ndryshme NUK ËSHTË E LEJUAR, përveç me leje me shkrim nga CIVILi. Shkelja e të drejtave autoriale është e ndaluar me ligj.