Studentët që protestojnë pothuajse një javë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë dalë tashmë me një liste prej 8 kërkesash të panegociueshme dhe nuk kërkojnë asnjëfarë dialogu.
Studentët i janë përgjigjur këtë të hënë kryeministrit, duke u shprehur se nuk do të sjellin asnjë pëfaqësues për të dialoguar, dhe se në të kundërt, presin vetëm zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Studentët i janë drejtuar me letër Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe të gjitha Universiteteve për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, në mënyrë që shteti shqiptar të jetë i aftë të përgjysmojë tarifën e studimit në universitete.
Studentët kërkojnë transparencë të institucioneve qeveritare në lidhje me shpenzimet që ajo bën për arsimin si dhe si kërkesë të tretë, kërkojnë rritjen e votës së studentëve në masën 50% për zgjedhjen e drejtuesve të fakulteteve, kërkojnë verifikimin e titujve akademikë të pegagogëve dhe një vetting të tyre përmes rishikimit të punimeve të atyre që sot japin mësim në auditorët shqiptare.
Kërkesat e studentëve mund t’I lexoni në listen më poshtë, me porosi se nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme, atëherë studentët paralajmërojnë grevë urie.