Në burgun “Idrizovë” 60-65 për qind e të burgosurve refuzojnë ushqim dhe për momentin po bëhet kontrollim mjekësor i të burgosurve. Siç thonë nga Drejtoria e Burgut, të burgosurit kanë paralajmëruar se greva do të zgjatë dy ditë.
Të burgosurit nga burgu i “Idrizovës” po mbajnë grevë urie dhe kërkojnë që të përfshihen me ligjin e paralajmëruar për amnisti për të akuzuarit nga 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë.
Ata presin që kërkesat e tyre të plotësohen, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, paralajmërojnë protesta të familjeve të tyre para Qeverisë.