CIVIL FEST fillon sot, e hënë, 10 dhjetor, në ora 13 në Qendrën Kulturore Rinore. Në hapjen janë të paralajmëruar tetë folës: Ambasadori Samuel Zhbogar, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Uranija Pirovska, drejtoreshe ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste, Bllagica Dimitrovska nga Inkluziva, Koço Andonovski nga LGBTI – Qendra për mbështetje, Petrit Saraçini, koordinator nacional për kulturë, dhe Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla nga CIVILi.
CIVIL Fest është ngjarje multimediale dy ditore me të cilën do të shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut, 70 vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e njeriut, dhe 19 vjetori i ekzistimit të Civilit. Programi i pasur në CIVIL FEST parashikon koncerte dhe dixhej performanca, ekspozitë multimediale, video projektime, prezantime, ceremoni për ndarjen e shpërblimeve për gazetari qytetare dhe shumë shoqëri dhe zbavitje.
Menjëherë pas hapjes, në ora 13:40, do të paraqiten me interpretimin e tyre skenik, kampionët botërorë – vallëzuesit me sindromin Daun nga studio për vallëzim – Dancers United MK të cilët këtë vit e fituan vendin e parë në kampionatit botëror për vallëzime moderne në Poloni.
Në programin e CIVIL FEST është edhe ekspozita multimediale e fotografive, nën titullin “Fotografi të lirisë” ose #FreedomPhoto, kushtuar gazetarisë qytetare dhe aktivizmit në emër të lirisë, drejtësisë dhe barazisë. Ekspozita përmban qindra fotografi që e shënojnë gazetarinë dhe aktivizmin qytetar për të drejtat e njeriut, nga fillimi i projektit “Objektivi qytetar”, viti 2015, deri sot.
“Kullat e shoqërisë qytetare” ( #CivilSocietyTowers) paraqet pasqyrë specifike, multimediale të aktivizmit dhe shoqërisë qytetare, të cilat do të fillojnë me funksionim në ora 14:30 në ditën e parë të festivalit dhe do të zgjasin deri të nesërmen. Në ora 15: 30 do të fillojnë video projeksionet e filmave video dokumentarë dhe artikuj të gazetarëve qytetarë, si dhe nga ekipi profesional i CIVILit.
Nga ora 17 deri ora 19 do të mbahet aheng afterwork dixhej nën sloganin Muzikë e lirisë (#FreedomMusic), me të cilin do të shënohen Dita Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe 19 vjetori i Civilit.
Në ditën e dytë të festivalit, 11 dhjetor, në QKR do të vazhdojnë të gjitha përmbajtjet e parapara për ditën e parë. Përveç atyre përmbajtjeve, programi do të përmbajë edhe ceremoni për ndarjen e pesë shpërblimeve për gazetari qytetare në ora 12, punëtori për gazetari qytetare nga ora 13 deri ora 16, performancë skenike në ora 19, dhe interpretim koncerti të tre bendeve në ora 20. Ndërkohë, në program do të ketë edhe dixhej performanca, si dhe kënd kreativ për fëmijë.
Festivali është pjesë e projektit “Objektivi qytetare” i financuar nga National Endowment for Democracy.
10 DHJETOR
13:00 | Bisedojmë për#TëDrejtatenjeriut Fjalime dhe deklarata kushtuar Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, 70 vjetori i Deklaratës universale për të drejtat e njeriut dhe luftës së shoqërisë qytetare për liri, drejtësi dhe barazi. Ekselenca e Tij Amb. Samuel Zhbogar (BE), Uranija Pirovska, Irena Sterijovska, Bllagica Dimitrovska, Petrit Saraçini, Koço Andonovski, Dehran Muratov, Xhabir Deralla |
13:40 | #DancersUnited PERFORMANCË |
14:00 | #FreedomPhoto EKSPOZITË |
14:30 | #CivilSocietyTowers PREZANTIM MULTIMEDIAL |
15:30 | #CivicLensesVideo |
17:00 | #FreedomMusic Afterwork dixhej aheng |
21:00 | Fundi i #CivilFest dita 1 |
11 DHJETOR
11:00 | Media kënd |
12:00 | #CitizenJournalismAwards Ndarje e shpërblimeve për gazetari qytetare |
14:00 | #CivilSocietyTowers PREZANTIM MULTIMEDIAL |
14:00 | #CivicLensesVideo |
16:00 | #CitizenJournalismWorkshop |
20:00 | #FreedomConcert INTERPRETIM MUZIKOR LIVE (Man In a Suit, Tonal, Basic Trio) |
23:00 | Fundi i #CivilFest, aksioni qytetar vazhdon… |