Me fjalime për të drejtat e njeriut dhe interpretim të Dancers United, filloi CIVIL FEST, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup.
Në hapjen u drejtuan Ambasadori Samuel Zhbogar, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Uranija Pirovska, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Bllagica Dimitrovska nga Inkluziva, Koço Andonovski nga LGBTI – Qendra për mbështetje, Petrit Saraçini, koordinator nacional për kulturë, dhe Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla nga Civili.
Pas fjalimeve të pranishmit e ndoqën performancën skenike të kampionëve botërorë Dancers United.
https://www.facebook.com/civil.mk/videos/2424513154259547/?t=87
Për momentin po zhvillohet ekspozita dhe video projeksionet kushtuar gazetarisë dhe aktivizmit qytetar.
Nga ora 17 do të fillojë kremtimi i 19 vjetorit të CIVILit, me shumë muzikë dhe zbavitje. Mos harroni se Civili ka siguruar dhe kënd për fëmijë.
CIVILI i fton të gjithë mbështetësit, dhe qytetarët e interesuar ti bashkangjiten kremtimit.