Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot do ta ndajë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2018 për mirënjohjen më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor dhe në veprimin social nga interesi publik i Republikës së Maqedonisë.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizim në sferën e edukimit, arsimimit, u ndahet Kimet Agait dhe Adnan Agait, punëtorë të arsimit, çmimi për realizim në sferën e kulturës dhe artit, u ndahet Vlladimir Milçin, regjisor, Emilija Stamenkoviq, artiste e baletit dhe Tomislav Osmanli, shkrimtar, ndërsa çmimin për realizim në sferën e shëndetësisë u ndahet prof.dr. Borislav Karanfilovski, patofiziolog, specialist për mjekësi nukleare.