“E rikujtojmë LSDM-në se Boris Josifovski është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe si anëtar i asaj partie nuk ka asgjë në kundërshtim të jetë i pranishëm në selinë e partisë. Në të njëjtën kohë theksojmë se prania nuk nënkupton dhe përfshirjen në aktivitet konkrete. Prania e Josifovskit në selinë e VMRO-DPMNE-së më 27 prill ishte me qëllim ta realizojë takimin e caktuar që nuk ka asnjë lidhje me koordinim të ndonjë aktivitet për shpallje gjendje lufte apo gjendje e jashtëzakonshme. Që kur ishte i thirrur nga ana e kryetarit Ivanov me qëllim për ta thirrur Kabinetin, Josifovski u kthye në vendin e punës”, thonë nga Kabineti.
Nga atje shtojnë se Josfivoski në Prokurorinë Publike që nga nëntori vitin e kaluar ka dhënë detaje për të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e realizuara, dhe i është përgjigjur në të gjithë pyetjet e parashtruara.
Në fund thonë se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, liria e lëvizjes është e drejtë e garantuar, përveç nëse nuk ka ndodhur ndonjë realitet tjetër që, siç thuhet në kumtesë, ne nuk e dimë.