Në hapjen e CIVIL FEST më 10 dhjetor, në ora 13 në QKR do të mbajnë fjalime Ambasadori Samuel Zhbogar, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Uranija Pirovska, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Irena Sterijoska, regjisore dhe aktiviste, Bllagica Dimitrovska nga Inkluziva, Koço Andonovski nga LGBTI -Qendra për mbështetje, Petrit Saraçini, koordinator nacional për kulturë, dhe Xhabir Deralla dhe Dehran Muratov nga CIVILi.
CIVIL Fest është ngjarje multimediale dy ditore, në organizim të Civilit, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, në Qendrën Kulturore Rinore.
Në programin, përveç fjalimeve dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe 70 vjetorin e Deklaratës Universale për të drejta e njeriut, janë paraparë koncerte dhe dixhej performanca, ekspozitë multimediale, video projektime, prezantime, ceremonia për ndarjen e shpërblimeve për gazetari qytetare dhe shumë shoqërim dhe zbavitje.
Festivali është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.