Maqedonia është në vendin e 36-të në listën e vendeve pasaportat e të cilave mundësojnë udhëtim më lehtë, tregon renditja që e ka bërë faqja e internetit Pasport indeks për vitin 2018.
Me pasaportën e Maqedonisë lehtë mund të hyhet në 77 vende, derisa për 41 vende viza jepet menjëherë gjatë hyrjes, ndërsa vizë për udhëtim nevojitet vizë në 80 vende.
Nga vendet e rajonit pasaportë për udhëtim më të lehtë ka Greqia e cila është në vendin e pestë, Sllovenia është në vendin e shtatë, Bullgaria është në vendin e 10-të, Kroacia në vendin e 11-të, pas saj është Serbia në vendin e 31-të, Mali i zi në 38-tin, Bosnja e Hercegovina në vendin e 40-t, Shqipëria në 43-tin, më dobët e renditur është Kosova në vendin e 81-të.
Në vendin e parë në listë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, qytetarët e të cilës mundet pa viza të udhëtojnë në 113 vende, ndërsa vendin e dytë e ndajnë Gjermania dhe Singapori, shtetasit e të cilave pa vizë hyjnë në 127 vende.
Në fund të listët nga gjithsej 199 vende të renditura janë Siria, Pakistani, Iraku dhe Afganistani, të cilët pa viza mund të udhëtojnë në më pak se nëntë shtete në botë.