Profesori universitar Lubomir Fërçkovski, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë në Preambulë, por jo në fjalinë e njejtë ku përmenden dokumentet historike me Kushtetutën 1991.
Gjatë debatit të sotëm ekspertët kanë theksuar tre komponentë të mëtejshëm të cilat duhet të jenë në Kushtetutë, janë se nuk cënohen karakteri qytetar i Kushtetutës, të theksohen përcaktimet e identitetit dhe zgjidhjet janë në kuadër të standardeve kushtetuese dhe se nuk janë vetëm për Maqedoninë.
Lidhur me amendamentin e katërt, ai thekson se Republika duhet gjithashtu të shtohet në paragrafin e parë. Kurse në paragrafin e tretë të shkruhet se Republika kujdeset për diasporën, pa përcaktuar anëtarët e popullit maqedonas që jetojnë jashtë ose bashkësitë etnike. Ky propozim ishte i pranueshëm për shumicën e pjesëmarrësve në seancë.