Mbrëmë vonë është caktuar paraburgim prej 30 ditë pës ish shefin e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, për pjesëmarrje në ngjarjet e 27 prillit.
Paraburgimi i është caktuar me propozim të prokurorisë. Atanasovski mbrëmë është arrestuar dhe është dërguar në dëgjim në Gjykatën Penale.
Atanasovski është përmendur nga të pandehurit për “27 prillin” Stefan dhe Mihail Mlladenovski dhe nga Zaharie Simovski, si dhe një nga organizatorët e sulmit në Kuvend dhe si porositës i dhunës mbi pjesëtarët e opozitës së atëhershme.
Vladimir Atanasovski është emëruat drejtor i DZK në shtator të vitit 2016 pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit. Në vendin e drejtorit në policinë sekrete qëndroi deri në qershor të vitit 2017, pas së cilës është angazhuar si këshilltar për siguri të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.