Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik 2 ” të PSP-së që i dedikohet parregullsive zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
Mes të akuzuarve është edhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili ndodhet në paraburgim në burgun “Shutkë”, pasi Gjykata i caktoi paraburgim 30-ditor për rastin “Imperia”
Seanca e kaluar ishte shtyrë, ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev mbrojtjes i dha afat prej tre ditëve të prononcohet nëse ndonjërin nga të akuzuarit do t’i propozojë për dëshmitarë.
Në fillim të seancës së kaluar Stavrev i njoftoi të pranishmit se i ka pranuar si dëshmitarë Lupka Guguçevska, Admir Shabani dhe Lubomir Aranasovski, dhe se rregulloren e përkohshme e ka pranuar si material dëshmues.
Në “Titaniku 2” janë të akuzuar lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.