Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 11:00 do ta vazhdojë seanca e 64 me debatin për projekt amendamentin XXXV, ndërsa pas votimit të tij edhe për atë të XXXVI, projekt amendamenti i fundit i parashikuar për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
Mbrëmë deputetët me 65 vota “pro”, 18 “kundër” dhe 8 “abstenim” e miratuan projekt – amendamentin XXXIV të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa paradite deputetët e miratuan edhe projekt – amendamentin XXXIII të Kushtetutës, me të cilin parashikohet ndryshimi i emrit Republika e Maqedonisë me Republika e Maqedonisë Veriore.
Deputetët e pozitës dhe të opozitës nuk i ndryshojnë pozicionet e tyre pro dhe kundër ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës. Abstenim votuan tetë deputetët nga opozita të cilët e përkrahën hapjen e ndryshimeve të Kushtetutës, duke i kushtëzuar me procesin për falje dhe pajtim.
Pas votimit të këtyre projekt-amendamenteve dhe përfundimit të kësaj faze, Qeveria si institucion i cili i ka propozuar ndryshimet duhet që të organizojë debat publik dhe më pas do të vijojë faza e tretë dhe e fundit e ndryshimeve kushtetuese, të cilat bëhen në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit.