Kategoritë

IDENTITETE Smailloviq: Të ndërtojmë shoqëri në të cilën të gjithë do të jemi qytetarë të Evropës!

“Nëse dëshiroj të zgjedh ndonjë identitet, edhe pse identiteti im veç më është i formuar, unë, megjithatë, zgjedh të kem identitet të pavdekshëm. Identitet të cilin askush nuk e sjell në pyetje, identiteti i njerëzimit, i humanitetit, të jesh moment pozitiv në një shoqëri, të kontribuosh…”, theksoi aktivistja Mersiha Smailloviq në panelin “Humbje e identitetit ose…?”në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri.

“Debati në Maqedoni në kuptim të Marrëveshjes së Prespës me të vërtetë krijoi hapësirë – njerëzit të marrin të drejtën të tregojnë se kush ka, e kush nuk ka të drejtë të bisedojë për identitetin në kornizat e kësaj marrëveshje… Një pjesë e madhe e komunitetit tim etnik, boshnjak, ishim të etiketuar se nuk kemi të drejtë të bisedojmë për identitetin maqedonas. Përsëri kthehemi në pyetjen: kush ka të drejtë të negociojë ose, a është identiteti diçka për të cilën mund të negociohet, ose, a është kjo ndonjë ndjenjë që ne e kemi brenda në vete? Unë kam lindur në Maqedoni, por identiteti im si përkatëse e komunitetit boshnjak nuk ndryshon, sepse me këtë identitet jam rritur, në shtëpi e flasim gjuhën boshnjake dhe këtë ndjenjë nuk e ndryshoj, edhe pse rrallë shkojmë atje prej nga rrjedhim, në Serbi…”, tha Smailloviq.

“Nevoja për përkatësi, identiteti të jetë gjëja elementare që do t’u definojë dhe të gjithë t’u shohin përmes atij identiteti, vetëm e bën më të rënde funksionimin në një shoqëri normale për të cilën të gjithë ëndërrojmë të jemi. Nëse unë dëshiroj të zgjedh ndonjë identitet, edhe pse identiteti im veç më është i formuar, unë, megjithatë, zgjedh të kem edhe identitet të pavdekshëm. Identitet të cilin askush nuk e dyshon, identitetin e njerëzisë, humanitetit, të jesh moment pozitiv në një shoqëri, të kontribuosh”, vlerëson Smailloviq.

“Ajo që ishte interesante në aspektin e debatit për referendumin është që në partinë opozitare kemi edhe të tillë që nuk i takojnë grupit etnik maqedonas. Një nga ata përfaqësues është përkatës i grupit tim etnik, boshnjak, dhe ishte i madhëruar si hero, i cili votoi për ndryshimet në kushtetutë. Komentet ishin: “Si është e mundur, tradhtar!” Çdo herë komunitetet tjera etnike janë tradhtarë…Dhe përsëri ndjenja se, nëse je përkatës i një grupi, dhe dëshiron të jesh pjesë e atij grupi, duhet ta kesh atë mejnstrim të mendimit dhe sjelljes…Nuk pranohet diçka që është e ndryshme, si mendim, etni, ose komunitet…”, tha Smailloviq.

“Ndoshta kur kritikojmë në debate publike dhe konferenca, duke dashur që sistemi të jetë më i mirë, dëshirojmë të flasim për Maqedoninë para bashkësisë ndërkombëtare – në dritë shumë më të mirë. Dhe kur flasim për identitetin, shpresoj se të gjitha komunitetet etnike do të ngritën mbi identitetin tonë primar. Dhe, se të gjithë do të ndërtojmë një shoqëri e cila me të vërtetë do të jetë më e mirë për jetë dhe se do të fitojmë epitetin se ne jemi – qytetarë të Evropës”, përfundoi Smailloviq.

Deklarata e aktivistet Mersiha Smailloviq  është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose…?”, të cilin e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të  publikohen në platformën mediatike të Civilit.

Biljana Jordanovska

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri