“Thjeshtë, nuk dëshiroja që askush, mes dy kafshatave djathi të mykur dhe dy fyte vere të vjetër me dekada, të diskutohet, mos dhashtë zoti, të rrihet, kush më tepër i ka ndihmuar të mbijetuarit të fundit nga Maqedonia, biblike, ose antike, kërthiza ose anusi i botës, kush si dëshiron…”, deklaroi Sinisha Stankoviq, në panelin “Humbje e identitetit, ose…?”, në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, për argumentet e tij për pranimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Mendoja a të flas në panelin, sepse mendoj që përcaktimi im, çdo gjë që e definon identitetin tim, është e drejta ime, pjesë e intimitetit tim…Megjithatë, edhe në paraqitjet publike, edhe në tekstet e publikuara, viteve të fundit, qartë jam angazhuar për gjetje të zgjidhjes e cila do t’u ofron ardhmëri brezave të ardhshme! Ndërsa zgjidhja aktuale, edhe pse natyrisht, nuk është ideale, megjithatë ofron një farë dalje nga qorr-sokaku. Veçanërisht, që me dekada nuk është ofruar asnjë zgjidhje tjetër, serioze…”, tha Stankoviq, njëri nga folësit në debatin e CIVILit.
“Është rëndë të flitet për identitetin… Cili është identiteti im? Qenie njerëzore, gjinia mashkullore, i lindur para më tepër se pesë dekada, në një, ndërsa tani jeton në shtet tjetër, si fëmijë i prindërve- përkatës të dy popujve vëllazëror, sipas definicioneve të atëhershme, të bashkuar në komunitetin JU, por me më tepër përzierje në gjak në historitë familjare të dy prindërve… Regjisor i parealizuar, 34 vite gazetar, kryesisht freelancer, korrespondent dhe redaktor në javore, bashkëshort, baba, dajë, gjysh -dajë, autor i disa librave, qiraxhi shumëvjeçar, nun, fqinj i mërzitshëm, njohës i mijëra njerëzve, koleg i qindrave, mik i dhjetëra, shok i… – në gishta numërohen… Dashamir i ushqimit të këndshëm dhe pikës së mirë, kohë më parë – me fjalor të bukur dhe shpresëdhënës, tani kryesisht i rezignuar dhe shumë shpesh cinik deri në palcë, d.m.th. kohë më parë i bukur dhe i ri, por këto janë vetëm gjëra personale…” tha Stankoviq.
Ai dha shembuj nga qëndrimet e tij në Austri dhe SHBA, nga periudha e fillimeve të luftës për emrin e Maqedonisë dhe luftën në Jugosllavinë e mëparshme, dhe për tentimet të largimit nga klishetë dhe stereotipet në aspektin e definimit dhe perceptimit të identitetit.
“Pas përvojave të fituara, vitet e fundit, thjeshtë, nuk dëshiroja, që në ndeja çaji, në mërgim, të ma vizatojnë, fshijnë dhe ndryshojnë vendin nga globi…Thjeshtë nuk doja të kërcej në vend, ose mos dhashtë zoti të jetoj në të kaluarën e vërtetë ose të falsifikuar prej para dyqani – tregimet popullore maqedonase në të cilat Itar Pejo çdo herë fiton, dhe rregullisht është më i bukuri, më i mençuri dhe më i forti…”, argumentoi Stankoviq.
Dëshiroj që Maqedonia veriore të bëhet shtet i vërtetë me të gjitha tiparet, në të cilën të gjithë banorët, me të vërtetë do të jenë të barabartë para zotit të tyre dhe para ligjit, dhe do të kenë të drejta të barabarta. Asnjëherë më të mos përdoret ajo “dikush mes nesh nuk është i yni…”, dhe të gjithë ta ndajnë ndjenjën e përkatësisë, patriotizmit, identifikimit me ndonjë tërësi, si njerëz normalë dhe racionalë, të cilët mund të jetojnë në lagje të njëjtë me fqinjët, dhe t’i mos i numërojnë rruazat e gjakut”, përfundoi Sinisha Stankoviq.
Deklarata e gazetarit është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose…?”, të cilin e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.
Angella Petrovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit. Diana Tahiri