Sot shqiptarët anembanë botës e festojnë 106 vjetorin e ditës e Flamurit, dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
106 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, u mblodhën në Vlorë, për të ngritur flamurin, datë historike e njohur si Dita e Flamurit. Në atë kohë shpërthyen shumë kryengritje në të gjitha zonat e Ballkanit.
Më 28 nëntor të vitit 1912, veprimtari i çështjes kombëtare , Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Disa muaj më vonë, goditja e madhe e flamurit të Bashkimit, u dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Shqipërisë etnike iu copëtuan disa pjesë, duke lënë jashtë territorit të Shqipërisë shumë zona.
Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.