“Gjenerata e sotme, posaçërisht gjenerata më e re, jetojnë së paku dy lloje të identiteteve. Njëri është identiteti real, dhe ai është mjaft i fragmentuar, ai me të cilin ecin në jetën e përditshme në të cilin janë të zgjuar në mënyrë sociale, në të cilin janë në kontakt të drejtpërdrejtë social. Por, njëkohësisht jetojnë edhe në identitet virtual. Ky identitet virtual për ata bëhet edhe më i rëndësishëm, atë që e kultivojnë për vete, dhe fillojnë edhe më tepër të besojnë në atë, sesa në identitetet reale”, deklaroi prof. D-r Sasho Ordanoski në panelin “Humbje e identitetit ose…?”, në organizim të CIVIL Qendrës për Liri.
“Definicionet se sovraniteti i shteteve, të etabluara dhe vetëm sisteme të vetme shtetërore, siç janë ato për arsim, për kulturë, mund të ndikojnë mbi komunitetin edhe mbi formimin e identiteteve të përbashkëta, e me këtë edhe identitetet individuale, sot veç janë koncepte të vjetruara. Njeriu bashkëkohor i sotëm është i ballafaquar me milionë fragmentime të çështjeve më të vogla dhe më të mëdha që janë të lidhura jo vetëm me jetën në territor të caktuar, dhe në komunitet të caktuar, por edhe në kontakt të vazhdueshëm me një komunitet praktikisht të pakufishëm me të cilën ai komunikon në bazë ditore, nga ku merr informata dhe të cilat nuk mbarojnë vetëm në atë që definohet si gjuha e tij, si feja e tij zyrtare, si ndonjë histori zyrtare nga e cila rrjedh, ose të gamës së traditave nga të cilat buron sistemi i tij cilësor, parabindjet, pretendimet themelore në ndërtimin e karaktereve…”,vlerëson d-r Ordanoski, anëtar i ekipit të ekspertëve të Civilit.
“Kufijtë e privatësisë janë të lëvizura, ndera privatësia është fushë në të cilën njeriu është i preokupuar me identitetin e vet, me identitetin e fëmijëve të tij, familjes…Në këtë ndërhyrje në privatësi, nuk hyjnë vetëm shtetet me tentime për marrje të sa më tepër hapësire, ta shtyjnë hapësirën që duhet të konsiderohet si privatësi, por hyn edhe vetë gatishmëria e njerëzve, e individëve, të ofrojnë sa më tepër informata për vete, ndonjëherë pa vetëdije për kufijtë për atë se çfarë duhet të paraqet vetëm privatësia e tyre… Kështu, ka shpërndarje të përmbajtjeve të cilat çdo herë janë konsideruar si diçka që është jeta private e dikujt. Sot, në njëfarë skene publike është e hedhur diçka që pastaj pranon jetë, dhe që pastaj, kthehet mbi karakteristikat individuale të identitetit të dikujt, në mënyrë në të cilën ai nuk mund të kontrollohet”, tha Ordanoski në panelin…
“Është fakt se gjeneratat e reja veç më gjenden në situatë kur kanë nevojë të theksuar për tejkalimin e identiteteve të tyre etnike, kombëtare, fetare. Goditje e kthyer e caktuar është që, megjithatë, edhe në këtë transparencë të madhe të kulturës globale, njerëzit hyjnë me bindje, me stereotipe dhe me kërkim pas vërtetimit të asaj që veç më e kanë si stereotip në vete, edhe përskaj ofertës informative që është aq e madhe sa që praktikisht është e pakufizuar. Megjithatë, hyjnë në kërkime më të ngushta të asaj që do ta vërtetojë karakterin e tyre, identitetin e tyre, vlerat e tyre, bindjet që i mbajnë në vete. Prandaj, shpesh zgjedhin, në një kombinim të presionit ditor, me mundësi të pakufizuara, të zgjedhon të bëhen statikë, të bëhen konservativë në zgjedhjet e tyre, madje edhe të radikalizohen, veçanërisht në kuptim politik…Kjo, kuptohet, kthehet me rritjen e nivelit të pasigurisë, të frikës edhe të individëve edhe të komuniteteve, që çon drejt një kontrakcioni në kuptim politik, i cili i bën aq më konservativ në nivelet e tolerancës ndaj tjerëve, në nivelet e pranimit të përvojave të huaja…” tha Ordanoski.
“A do të arrijmë të bëjmë që procesi kulturot të bëhet proces, dhe jo vetëm prodhim, i cili do të trajtohet vetëm në mënyrë festivali,a do të arrijmë krijojmë gjenerata mjaftueshëm kreative dhe të afta dhe të arsimuara mirë të cilat do të mund ta kalojnë kufirin maqedonas dhe të mund të plasohen në botë, që të na kthehen si të tillë këtu, me përvojat e reja që do të fitojnë. Kjo do të thotë, pas tre-katër ditë nga sjellja e ndryshimeve të kushtetutës, do të jetë përmbajtje e harruar, ajo që do të vlen është nëse do të realizohen reformat në shoqëri, me të cilat do të krijojmë qytetarë të cilët do të munden të përgjigjen në ofertën moderne dhe kërkesat nga bota, sepse ne jemi pjesë e botës. Ne nuk jetojmë në kufijtë tona, nacionale klaustrofobike, në të cilat grindemi për tema triviale nga historia, për personazhet nga ajo, të kthyer prapa, në vend se përpara…”.
Deklarata e profesorit d-r Sasho Ordanoski është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose… ?, që e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.
Dehran Muratov
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Bunjamin Kamberi
Përpunumi i tekstit: Diana Tahiri