Në seancën e djeshme plenare, me 62 vota “për”dhe pa diskutim, në mungesë të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e pranoi rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë të gjykatës për shkak të caktimit të masës së paraburgimit për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.
Ekstradimin e tij, pas Maqedonisë e kërkojnë edhe eurodeputetët.
Kryetari Pavle Bogoevski ishte i vetmi që u prononcua për këtë rast kërkoi përgjegjësi dhe përfundim të hetimit për arratisjen e Gruevskit.
Marrja e imunitetit të Gruevskit pason pas kërkesës së gjykatës për masën e arrestit për lëndët e PSP, “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, për të cilat ai është i akuzuar dhe do t’i gjykohet në mungesë.
Sipas vendimit në takimin e koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe nënkryetarëve të Kuvendit, paga e Gruevskit do të ulet për pesë për qind me çdo tre mungesa nga seancat plenare. Atëherë u dakordua që pas kalimit të gjashtë muajve të mungesave pa arsye të Gruevskit, sërish të vendoset në rend dite marrja e mandatit të tij të deputetit.
Në prag të debatit dhe votimit për rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, politikanët e Maqedonisë dhe eurodeputet deklaruan se pritet që amendamenti në të cilin kërkohet ekstradimi i ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga Hungaria, do të mbështetet nga shumica e eurodeputetëve.