“Marrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk ndikon në mënyrë negative mbi identitetin e maqedonasve në Republikën e Maqedonisë dhe jo vetëm se do të mundej të shfrytëzohet për humbjen e këtij identiteti, por, përkundrazi, kështu si është i artikuluar, me dispozitat në përmbajtjen dhe atë që e ofron si një kornizë juridike për marrëdhëniet e ardhshme mes republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, ndoshta mund ta njohim si marrëveshje që i hap dyert për një pamje të re të identiteteve”, thotë profesoresha, d-r Mirjana Najçevska, në panelin “Humbje e identitetit ose…?”, në organizim të CIVIL- Qendrës për Liri.
“Identiteti në Maqedoni në vitet e kaluara shpesh lidhet me atë që quhet identitet etnik, diçka më pak – identitet fetar, me identitetin e përkatësisë ndaj shtetit, mirëpo më pak nga të gjitha, kur flitet për identitetin, flitet për identitetin qytetar, për identitetin individual…Ky identitet nuk është kategori homogjene. Përkundrazi, ky është identitet i përbërë nga më tepër lloje identitetesh që e përbëjnë atë që paraqet identitetin e një individi të caktuar”, vlerëson d-r Najçevska.
“Homogjenizimi që u bë viteve të kaluara dhe vendosja e identitetit vetëm në korrelacion me etnicitetin, i fshiu të gjitha mundësitë tjera. Dhe në fakt, i vendosi njerëzit në kallëp – të duhet patjetër ta njohin veten vetëm përmes këtij, identiteti kombëtar ose etnik. Në fakt, i varfëroi, u pamundësoi të identifikohen me identitete tjera, u pamundësoi të shkojnë nga njëri në tjetër identitet, i pamundësoi të shoqërohen me njerëzit tjerë me të cilët ndajnë ndonjë nga identitetet e tyre të ndryshme…
Pse është e rëndësishme Marrëveshja e Prespës për të gjitha këto? Sepse e rrënon identifikimin e vetëm dhe homogjen të njerëzve me etniken. E dyta, për arsye se hapet ambient për ndërtimin e identiteteve të reja, diçka që në moment të caktuar ka qenë e ndërprerë madje edhe e ndaluar! E treta, hapet mundësi për komunikim në një nivel tjetër, komunikim kulturor, arsimor, politik dhe akonomik me njerëz me të cilët, në një mënyrë, gjatë gjithë kohës kemi pasur barrierë pikërisht për shkak të vendosjes së atij identiteti të vetëm, homogjen, etnikisht të orientuar”, thekson Najçevska.
Elementi i dytë ndaj të cilit duhet drejtuar vëmendjen është edhe absurditeti dhe anakronizmi i ekzistencës së etnisë, jo vetëm si identitet i vetëm, por, madje edhe një nga identitetet. Sepse njerëzit rastësisht lindin në një komunitet të caktuar etnik…Shumë rastësisht lindin në një komunitet të caktuar kulturor. Shumë rastësisht lindin në një shtet të caktuar. Dhe ajo që i ndërton si qenia të veçanta njerëzore që kanë background të posaçëm kulturor, qenie njerëzore që kanë lidhje të caktuar me njerëzit tjerë edhe në komunitetin më të gjerë, është diçka që nuk guxon të lidh. Kjo është diçka që duhet të pasuron. Kjo është diçka që duhet të shton elementin e dallueshmërisë. Kjo është diçka nuk duhet t’i ndajë nga njerëzit tjerë, por përkundrazi, t’i lidhë me ata, sepse kanë një veçanti të cilën mund ta ndajnë, diçka të cilën mundet ta shtojnë në atë që paraqet ndërtim të identitetit të përgjithshëm si një kategori shumë heterogjene. Ajo që sipas meje na e mundëson Marrëveshja e Prespës është pikërisht hapja e derës për një perceptim më të ndryshëm të pikërisht këtij aspekti të identiteteve”, është e vendosur profesoresha.
“Ekziston edhe një element të cilin unë do ta paramendoja në atë që paraqet aspektin pozitiv, inputin pozitiv të Marrëveshjes së Prespës – vendosja në komunitet më të gjerë. Ndërtimi jo vetëm i identitetit evropian, por edhe i atij botëror. Gjë me të cilën njerëzit do të fillojnë ta konsiderojnë veten si pjesë e një familjes më të gjerë, si pjesë e asaj bashkësie në të cilën dallimet i tejkalojnë dallimet etnike, fetare, gjuhësore, dhe fillojnë të shkrihen në atë që paraqesin dallimet kulturore, dallimet në mënyrën e jetës, në mendim, në ndërtimin e qëndrimeve dhe në mundësinë të pranohet dallueshmëria… Kjo është me siguri përfitimi më i madh i cili, sipas meje do ta kemi nga Marrëveshja e Prespës”, vlerëson Najçevska.
Biseda me profesoreshën Najçevska është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose…?”, të cilin e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetëra ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identiteti dhe çështjet shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.
Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri