Mbrëmë u arrestua Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Sipas lajmeve të shumta, Mijallkovi është arrestuar në hotelin “Marriot”, dhë është dërguar në burgun e Shutkës, me pretekst se ka dyshime për arratisjen e tij eventuale. Sasho Mijallkov është i akuzuar për disa vepra penale që dalin nga përgjimet e regjimit të kaluar, dhe është në procedurë gjyqësore.
Opinioni publik paraburgimin e tij e priti me shumë sarkazma dhe me dyshime (të arsyeshme) se edhe ky veprim (paraburgimi) është një nga lojërat politike të pushtetit të tanishëm, në bashkëpunim me të akuzuarit nga përgjimet. Paraburgim i Mijallkovit vjen pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari, në ditën kur duhej të paraqitet në burg, për ta vuajtur dënimin me burg për rastin “Tanku”, dhe pas paraburgimit të Kamçevit dhe Bozhinovskit, të akuzuar për rastin “Imperi”, paraburgimet e të cilëve ndodhën menjëherë pas arratisjes së Gruevskit.