Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje, pas një heshtjeje të gjatë, në një intervistë për një televizion serb, ka konfirmuar se Nikolla Gruevski e ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë përmes vendkalimit kufitar Horgosh, me letërnjoftim dhe leje kalimi.
Ai shtoi se Gruevski më 11 nëntor ka dalur nga Maqedonia në Shqipëri, me letërnjoftim dhe leje kalimi, i shoqëruar nga dy shtetas të Hungarisë, dhe pastaj ka kaluar në Mal të Zi.
“Më 12 nëntor, diçka rreth orës 22, 30 përmes vendkalimit kufitar Gostun me letërnjoftim dhe me leje kalimi, Nikolla Gruevski ka hyrë në Serbi, prej ku ka shkuar në Hungari përmes vendkalimit kufitar Horgosh ku është legjitimuar me letërnjoftim dhe me leje kalimi, të cilin e ka marrë në Shqipëri”, deklaroi Vuçiqi.
“Më 13 nëntor në ora 19:35 nga INTERPOL- Shkup na është dërguar fletë arresti ndërkombëtar. Çka prisnit? Të burgosnim person për të cilin nuk kishte fletë arrest?”, shtoi Vuçiqi.