Tregu blegtoral në Shkup sot ishte i mbyllur. Shitësit me kamionët, traktorët dhe furgonët e tyre ishin të vendosur në trotoare ose në fushat përballë tregut. Deri tani, çdo të marte qytetarët mundeshin të blejnë kafshë nga tregu blegtoral i cili gjendet rreth 100 metra nga rampa në Hipodrom.
Gazetari qytetar i cili na e dërgoi fotografinë, nuk kishte informatë se pse është i mbyllur tregu.
D.M.