CIVIL – Qendra për Liri në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Shkup, organizoi takim punues edhe në komunën e Çairit, kushtuar luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në takimin morën pjesë banorë të komunës nga profile të ndryshme, profesorë, punëtorë, aktivistë dhe prindër të cilët i paraqitën qëndrimet e tyre në komunë para ekspertit amerikan për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërtimit të paqes, Pol Tarner.
Gjatë takimit, Pol Tarner e theksoi nevojën nga parandalimi e këtyre dukurive në shoqëri, duke e theksuar rolin kyç të komuniteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Kjo nuk është punë e policisë, për fat të keq, puna e policisë fillon atëherë kur dëmi veç më është i shkaktuar”, tha Tarner.
Pjesëmarrësit përmes shembujve nga përditshmëria, në kontekstin e fushave punuese, i përcollën angazhimet e tyre për përmirësimin e gjendjeve dhe mirëmbajtjes së paqes.
Ngjarja është në korniza të projektit “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” i mbështetur nga Ambasada e Amerikës në Shkup.
M.Ivanovska
Përpunimi: D. Tahiri