Ueb aplikimi për “Buxhetin qytetar” përmes të cilit do të paraqiten të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit, është në dispozicion në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
Nga Ministria për financa shprehen se në këtë mënyrë dëshirojnë ta thjeshtësojnë Buxhetin e RM dhe ta afrojnë deri te qytetarët. Aplikimi ka edhe shpjegime se çfarë paraqesin artikujt e caktuar, gjë që e bën të lehtë përdorimin e aplikimit. Që të fitohet pasqyrë më e qartë, aplikim jep mundësi të bëhet krahasimi mes buxheteve nga vite të ndryshme.
Ministri për financa, Dragan Tevdovski, në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua aplikimi, deklaroi se në këtë mënyrë përmirësohet informimi i qytetarëve për Buxhetin, ndërkaq, rritet edhe kontrolli i tyre mbi drejtimin e tyre me financat publike.
“Buxheti qytetar i Maqedonisë është më i miri jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Ai jep pasqyrë të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet, si dhe mundësi të bëhet krahasimi kohor se sa kanë qenë ato artikuj. Ekziston edhe pasqyrë e qartë për pjesëmarrjen e shpenzimeve të caktuara në buxhet. Në këtë mënyrë qytetarët pranojnë informatë për dedikimin e parave shtetërore, e me këtë kanë edhe kontroll më të madh mbi shpenzimin e tyre”, deklaroi Tevdovski.
Aplikimi nuk ka të bëjë vetëm me një buxhet, por është platformë mbi të cilën edhe në të ardhmen mund të paraqiten të dhëna për buxhetet e reja.