Shtresë e borës prej gjashtë centimetrave është formuar sot në mëngjes në Mavrovë, ndërsa në Krushevë dhe në Lazaropole katër gjegjësisht tre centimetra. Temperatura më e ulët prej -5 gradë është matur në Berovë.
DPHM për sot paralajmëron mot me vranësira mesatare dhe të ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në zonat më të larta malore dëborë veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10 gradë celsius.
Në Shkup moti i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.
Edhe nesër do të jetë ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe malet reshje të borës. Reshjet në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore. Në malet shtresa e borës do të rritte, ndërsa shtresë e borës do të formohet edhe në disa vende më të larta. Të hënën gjatë ditës do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa valë e re e lagësht me reshje të rrëmbyeshme kryesisht të shiut do të ketë të martën.