Kryeministri aktual i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shpreh dyshim se ish kryeministri i gjykuar Nikolla Gruevski i cili informoi se gjendet në Hungari dhe do të kërkojë azil politik, dyshon se ai është i kidnapuar.
“Publikisht pyes: A e ka lëshuar vetë Gruevski shtetin ose ndoshta është kindapuar. Pres nga Gruevski dhe Hungaria të më japin përgjigje”, tha Zaevi.
Zaevi i ka konfirmuar informacionet e publikuara nga mediat se ish-kryeministri Nikolla Gruevski për të arritur në Hungari ka kaluar nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai njoftoi se mbrëmë shtetit i janë dorëzuar informacione nga Shqipëria dhe Mali i Zi lidhur me atë se si, ka kaluar nëpër pikat kufitare të dy shteteve.
“Dje zyrtarisht Mali i Zi dhe Shqipëria i kanë dorëzuar shtetit informacione lidhur me atë se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka kaluar kufirin. Ajo që është e publikuar në mediume përputhet me përmbajtjen e informacioneve nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, tha Zaevi.
Në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria, Zaev, tha se do të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos prishen marrëdhëniet miqësore në mes dy shteteve. Ai njoftoi se një pjesë e dokumentacionit për ekstradim është dorëzuar, dhe se në mënyrë plotësuese do të dorëzohen dokumente shtesë.
“Të gjitha faktet do ti dërgojmë në Hungari. Këto dokumente do ti dërgojmë edhe në Bashkimin Evropian, kurse për këto do t’i informojmë edhe qytetarët. Hungaria, duhet ta dëshmojë miqësinë me kthimin e Gruevskit. Tani më janë dërguar dokumentet e para dhe do të dërgohen edhe tjera që janë të nevojshme për realizimin e ekstradimit të Gruevskit “, deklaroi Zaevi.
Sipas Zaevit, me rëndësi është që Hungaria të mos lejojë që Gruevski të arratiset në Rusi ose në Turqi, përderisa të përgatitet vendimi për ekstradim.
D. T.