Maqedonia ec drejt BE dhe NATO, por nëpër rrugë të shtruar me gjuhë të urrejtjes, jo tolerancë dhe diskriminim. Për fat të keq, komunikimi mes njerëzve shpesh merr anën e zgjidhjes së dhunshme të konflikteve, me pak vullnet dhe dëshirë për tejkalimin e tyre.
Edhe këtë vit Dita Ndërkombëtare e tolerancës është vetëm përkujtim për rrethanat politike dhe shoqërore në të cilat jetojmë, duke synuar me tendencë ndaj dhunës së shkaktuar nga urrejtja.
Pikërisht proceset e eurointegrimeve dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë për emrin, ishin fushë e hapur për konfrontime të mbushura me gjuhë të urrejtjes, jo tolerancë dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.
CIVIL-Qendra për Liri u bën thirrje të gjitha institucioneve të marrin masa dhe përgjegjësi dhe të largohen nga praktika e mosndëshkimit të krimeve të shkaktuara nga urrejtja. CIVILi u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve, mbështetësve, anëtarëve dhe aktivistëve të dalin dhe ta mbështesin Marshin e Dhjetë të Tolerancës dhe bashkë të japim mesazh se nuk do të lejojmë të jemi viktima të urrejtjes e cila çon drejt kaosit dhe shkatërrimit.