Për rastin e arratisjes së ish kryeministrit të gjykkuar të Maqedonisë dhe kërkesës së tij për azil politik, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç në deklaratë për media tha se ky është rast që “nuk guxon të politizohet”.
“Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Gruveskin. Ne nuk komentojmë procese gjyqësore. Sundimi i së drejtës është parim themelor i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate. Presim që të gjithë palët e interesuara të veprojmë ashpër në pajtim me rregullat relevante. Kjo është procedurë gjyqësore që nuk guxon të politizohet”, deklaroi Kocijançiç.
Opinioni publik në Maqedoni dhe në rajon ka ngritur dyshime nëse Bashkimi Europian do të ndërmerr masa për strehimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze, e posaçërisht nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe me këtë akt bën shkeljen e ligjeve të BE. Ndërsa nga BE pritet se do të merr masa ndaj këtij akti nga autoritetet hungareze. Shtrohet dyshimi nëse BE është në vijë me vlerat, ligjet dhe sjelljen e veta, me kërkesave ndaj shteteve që presin anëtarësimin në BE, të cilat, me këtë deklaratë, duket se nuk i respektojnë as vet.
Diana Tahiri