Rënia e temperaturës gjatë ditëve të fundit ka sjellë reshjet e para të borës në rajonin e Malit Sharr, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka filluar stina e dimrit.
Mëngjesin e sotëm bora ka mbuluar Kodrën e Diellit edhe pse jo në sasi të mëdha, ndërsa ka prekur edhe fshatrat e malësisë së Sharrit. Meterologët paralajmërojnë se gjatë fundjavës do të bien edhe më tej temperaturat. Bora e parë në Kosovë është shënuar sot në vendin malor në Brezovicë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka paralajmëruar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, kurse ato maksimale gjatë ditës do të sillen mes 9 dhe 11 gradë Celsius.
A. Z.