Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, këmbëngulin që Gruevskit t’i refuzohet azili dhe të ekstradohet në Maqedoni. Zëdhënësi i “Jobbik”, Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.
“24.hu” shkruan se Gruevski sipas të gjitha gjasave ka hyrë në Hungari me automjet nga Serbia, sipas të gjitha gjasave me ndihmë të autoriteteve serbe. Kjo gjithsesi ka qenë edhe me dije të shërbimeve kufitare hungareze, sepse ka pak gjasa se dikush i rangut të Gruevskit do të mund a kalonte pa u hetuar kufirin, në të dy anët e të cilit janë të vendosur forca të fuqishme kufitare policore. Ka pak gjasa edhe që Gruevski të ketë ardhur në Hungari pa njohuri paraprake të autoriteteve hungareze”, thekson “24.hu”
Ekspertja për azil Marta Padavi për “hungaritudej.hu” thotë se nën rrethana normale është e pamundur që qytetarët e Maqedonisë që arratisen për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg të marrin azil në Hungari, sepse vijnë nga një vend i cili vlerësohet si vend i sigurt.