Pas alarmit për rritjen e numrit të qenve pa strehë në Tetovë, persona deri më tani të panjohur kanë vendosur që këtë problem ta zgjidhin në mënyrën më monstruoze.
Në pjesë të ndryshme të qytetit, nëpër rrugë qëndrojnë të shtrirë qen të ngordhur të cilët duken se kanë vjellë, që dëshmon se të njëjtit kanë qenë të helmuar. Reagime nga qytetarët ka pasur edhe nëpër rrjetet sociale, ndërsa përveç fatit të qenve, qytetarët janë shqetësuat edhe për rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve infektuese. Kjo dukuri vjen në mungesë të zgjidhjes institucionale për qentë endacak. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kompetentët në Komunën e Tetovës, ndërsa redaksia e drejt.mk nesër do të kërkojë sqarim edhe nga pushteti lokal. Kjo nuk është hera e parë as për qytetin e Tetovës dhe as për qytetet e tjera që helmohen qentë e pastrehë.
Arben Zeqiri