Domethënë njerëzit të cilët ishin pjesë e organizimit të sulmit të 27 prillit në Kuvend, kanë hapur grupë në Viber, ku anëtarët ishin deputetë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, personi i regjistruar si “Koleshka Çair” në telefon e deputetit Krsto Mukoski në ora 18:14 shkruan: “Dhashtë Zoti të hyjmë, ti rrahim ihaaaa” Nga ora 13:30 po presim”
Në ora 18:49 i njëjti person shkruan: “Populli ka hyrë, kemi hyrë, ajde deputetë”
Në ora 18:53 “Koleshka Çair”, shkruan: “Hapni dyert e para”
Një minutë më vonë i njëjti person shkruan: “Sheqerkën ma leni mua, djema hapni dyert”
Seanca për ngjarjet e 27 prillit po vazhdon me leximin e sms porosive nga telefonët e konfiskuar nga të akuzuarit.