Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, ku në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Nuk dihet se a do të mbahet seanca gjyqësore, për shkak të mungesës së Gruevskit.
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet edhe seanca për rastin “Lëndina”, në të cilën akuzuar janë Dragan Pavlloviq- Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Xvezdan, për ndërtim të paligjshëm të tre vikend- shtëpizave në Zelenikovë.
Sipas PSP, të akuzuarit kanë ndërtuar tre vikend- shtëpiza në komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtën e këtij ndërtimi.