Ministri i mëparshëm për transport Mile Janakievski, i akuzuar për lëndën “Titanik”, dhe lëndë tjera të Prokurorisë Speciale Publike, mbrëmë e dënoi arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
“E dënoj ashpër këtë akt, për arsye se do të ndikon në mënyrë negative në lëndët gjyqësore në tërësi, dhe në veçanti në ato lëndë në të cilat jemi të akuzuar bashkë”, deklaroi Janakievski.
Arratisjen e Nikolla Gruevsit e dënoi edhe ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska.
“Unë gjendem në Maqedoni, dhe nuk e kam ndërmend të largohem, do të paraqitem rregullisht në seancat gjyqësore”, deklaroi Jankullovska.
Ndërkohë, pas paraqitjes së Nikolla Gruevskit në faqen e tij në fejsbuk, se gjendet në Budapest- Hungari, mbrëmë Ministria për Punë të Brendshme e ndryshoi fletë arrestin për Gruevskin, nga nacional, në fletë arrest ndërkombëtar.
D.J.