Sot, në koordinim te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u mor konkludimi se deputeti Nikola Gruevski, prej ditës së sotme konsiderohet si mungues pa arsyetim, duke i marrë parasysh informatat e organeve kompetente se ai është në ikje.
Sipas Nenit 30 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti i cili është i penguar të jetë i pranishëm në seancë të Kuvendit, nëpërmjet Grupit parlamentar e informon kryetarin për mungesën. Deputetit i cili mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, a për këtë nuk e ka informuar kryetarin, i hiqen 5% nga rroga për çdo ditë mungesë, për çka nxjerr akt Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ky nen do të vlejë për mungesën e paarsyetuar të deputetit Nikola Gruevski.
Rregullorja për punë ka përcaktuar se deputetit i pushon ose mund ti hiqet mandati vetëm në rastet e përcaktuara me Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren. Një nga kushtet është edhe deputeti të mos jetë i denjë për ushtrimin e funksionit të deputetit, për çka Gjykata që e ka kumtuar dënimin dërgon njoftim te kryetari i Kuvendit.
Për deputetin Nikola Gruevski, Kuvendi nuk mori vendim për marrjen e mandatit, për arsye se nuk u prononcua minimumi i 80 deputetëve. Sipas kësaj, mbi këtë bazë dhe për këtë dënim me burg, deputetit nuk mund ti merret mandati.
Në Rregullore, në Nenin 59 është përcaktuar se për deputetin i cili ka munguar paarsyeshëm në seanca më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e informon Komisionin për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit ndërsa vendimi për marrjen e mandatit mbi këtë bazë merret në seancën e Kuvendit. Në koordinimin e sotëm, edhe pse rregullisht i informuar, si zakonisht nuk ishte i pranishëm koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, por është i informuar për konkludimet e koordinimit.