Në seancën e sotme për “27 prillin”, janë prezantuar sms porositë e komunikimit mes kryetarit të atëhershëm të parlamentit, Trajko Veljanovskit dhe disa personave të panjohur dhe një mesazh mes Veljanovskit dhe shefit të atëhershëm të sigurisë Gjoshevskit.
Komunikimi mes Veljanovskit dhe Gjoshevskit
TV: “Qëndroni në gjendje gatishmërie”.
GGJ: “Të gjithë e dinin, përfshi MPB-në”.
Komunikimi mes Veljanovskit dhe Stefananxhia
“Ku janë komunjarët”?
“Ishin të gjithë në klub (të deputetëve), përfshi edhe Talatin”.
Gjithashtu dëshmi të reja në procedurë pritet të dalin edhe nga nënkryetari aktual i Kuvendit, Vesel Memedi të cilit më 27 prill 2017 pas një bastisje në shtëpinë me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, policia i kishte konfiskuar telefonin celular.