“Pas kontrollit adekuat të realizuar, Ministria e punëve të brendshme vërtetoi se personi Nikolla Gruevski, i cili kërkohet për shkak të realizimit të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy viteve për veprën e kryer penale marrje e çmimit për ndikim kundërligjor, gjendet në Republikën e Hungarisë. Ministria për punë të brendshme e Republikës së Maqedonisë mori edhe vërtetim nga ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Hungari dhe se ka kërkuar azil”, kumtuan nga policia.