Pas dështimit për dorëzimin për vuajtjen e dënimit me burg Nikolla Gruevskit, gjykata sot me tentim të sërishëm për dorëzim. Ish kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vite burg për lëndën “Tanku”.
Pasi që Gruevski ta marrë vendimin, do të duhej menjëherë të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit për mercedesin e blinduar. Nëse Gjykata konstaton se Gruevski eviton ta pranojë vendimin, ose do ta marrë atë, ose do të shpallë fletë arrest.
Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1, të premten i refuzoi ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për kryerje të sanksioneve me të cilin ish-kryeministri duhet të paraqitet në burg për vuajtje të dënimit prej dy viteve për lëndën “Tanku”.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të premten Gruevskit nuk arriti t’ia marrë mandatin e deputetit sepse nuk kishte shumicë prej dy të tretave. Të premten e kaluar, më 9 tetor, ishte afati i fundit kur Gruevski duhej të paraqitet në burgun e Shutkës, që ta vuajë dënimin.
D. T.